Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

Pushimet në Lezhë kthehen në tragjedi, 23-vjeçari dërgohet nga familjarët në spital pa shenja jete

Një 23-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të shtunë në Lezhë, teksa ndodhej me pushime me familjen. Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv