Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pushime me apo pa vjehrrën? Psikologia: Çiftet e reja preferojnë mos ti kenë me vete
Psikologia Ermela Shllaku, e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, foli për një temë që prek shumicën e familjeve shqiptare gjatë verës: pushimet dhe stresi që vjen me to. Sipas saj, edhe pse pushimet lidhen zakonisht me relaks dhe largim nga rutina, ato mbartin një stres të vetin, të cilin Shllaku e cilëson si “stres pozitiv”. Organizimi i udhëtimeve, pritshmëritë e larta dhe ndikimi i rrjeteve sociale janë ndër faktorët kryesorë që e shtojnë tensionin para dhe gjatë pushimeve. “Kur shohim të tjerët në Instagram apo Facebook duke pushuar, krijohet një presion i heshtur që edhe ne duhet të...