Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Punonjësit e sektorit të hidrokarbureve paralajmërojnë grevë! Kërkojnë marrëveshje për Kontratën Kolektive
Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve ka njoftuar fillimin e një greve paralajmëruese nga punonjësit e shoqërisë "United Terra", pas dështimit të bisedimeve për Kontratën Kolektive të Punës. Sipas njoftimit zyrtar, greva do të zhvillohet të shtunën, më 9 gusht 2025, nga ora 08:00 deri në 09:00. Ky veprim vjen pasi, pavarësisht përpjekjeve përmes ndërmjetësimit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nuk është arritur një marrëveshje me kompaninë. "Ky është një veprim sindikal për dinjitetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët," thuhet në deklaratën e sindikatës, e cila paralajmëron se greva do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, nëse...