Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Punonjësi ra nga lartësia në aeroportin e Vlorës, arrestohet administratori i kompanisë së ndërtimit
👁6005
Administratori i kompanisë së ndërtimit në aeroportin e Vlorës ra në pranga pasi një punonjës humbi jetën. Sipas policisë, në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 19.04.2025, në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni, ku humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia, shtetasi D. H., 38 vjeç, punonjës i kompanisë së ndërtimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë së ndërtimit, si dhe nisën procedimin...