Punonjësi i Policisë Ushtarake vrau dy vëllezër, Polica jep detajet për ngjarjen e rëndë në Kamëz

Punonjësi i Policisë Ushtarake vrau dy vëllezër, Polica jep detajet për ngjarjen e rëndë në Kamëz

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bathore, ditën e sotme. Njoftimi i policisë: Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u...