Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Punonjësi i policisë bashkiake dhunoi një qytetar, reagon policia e Beratit
Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur me grushte, 1 qytetar, sqarojmë se u kryen hetimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe në përfundim të tyre, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç dhe për punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin Q. N., 54 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e mosmarrëveshjes në lidhje me një masë administrative, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin. Top Channel