Punojmë shumë, prodhojmë pak?/ Shqipëria e fundit në rajon, vetëm 18.7 $ për orë

Punojmë shumë, prodhojmë pak?/ Shqipëria e fundit në rajon, vetëm 18.7 $ për orë

Shqipëria vazhdon të punojë shumë, por ekonomia shqiptare prodhon dukshëm më pak vlerë për çdo orë pune sesa vendet e tjera të rajonit. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) të cituara nga Monitor, produktiviteti i punës në Shqipëri ra gjatë vitit 2025 në 18.7 dollarë ndërkombëtarë për çdo orë pune, rreth 4.1% më pak se një vit më parë. Shifrat bëhen edhe më domethënëse kur Shqipëria krahasohet me fqinjët. Në Bosnjë-Hercegovinë produktiviteti llogaritet 26.3 dollarë për orë, në Serbi 29.8 dollarë, në Mal të Zi 31.1 dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut arrin në 34 dollarë për orë. Shqipëria rezulton e fundit mes vendeve të rajonit të krahasuara në këto të dhëna. Pra, një orë pune në Maqedoninë e Veriut prodhon pothuajse dyfishin...