Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH kujton shoferët: Ja rrugët ku do devijohet qarkullimi dhe nga të udhëtoni për tri netë
Duke nisur nga dita e sotme deri më 3 shtator, gjatë intervalit kohor 23:00-05:00 do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit kryesor Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë këtij intervali kohor, qarkullimi i mjeteve do të devijojë: në drejtimin Tiranë-Durrës nëpërmjeët rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë lëvizjen në rrugën dytësore; në drejtimin Durrës-Tiranë mjetet do të devijohen nëpërmjet mbikalimit Kashar–Thumanë, duke vijuar në rrugën dytësore në anën e majtë, deri pas mbikalimit të Kasharit, nga ku do të rikthehen në autostradë; ndërsa mjetet me destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën do të orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vijuar më tej në drejtimin përkatës. Në kuadër...
Burimi:
javanews.al