Punëtorët të pambrojtur/ CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

Punëtorët të pambrojtur/ CEO i SIGAL: Sigurimi shpëton familjet nga pasojat financiare

Shumë punëtorë të sektorit të ndërtimit, apo në profesionet e tjera të rrezikshme, humbasin jetën pa qenë të siguruar, edhe pse pasojat financiare për familjet që lënë pas janë dramatike. Një jetë e humbur nga aksidenti në punë apo një dëmtim i përkohshëm apo i përhershëm është një krah pune i pakësuar. Një krah pune i pakësuar në familje është kontribut financiar i pakësuar a i munguar i një pjesëtari në familjen e tij. Në Shqipërinë e halleve të mëdha, një pjesëtar shpesh është kontribuesi i vetëm financiar në familje dhe vdekja, ose dëmtimi i tij i përhershëm a i...