Punë zero, shpenzime plot, mbi 671 mijë euro për deputetët në Kosovë, iu rriten edhe pagat

Punë zero, shpenzime plot, mbi 671 mijë euro për deputetët në Kosovë, iu rriten edhe pagat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna e tyre efektive llogaritet e ulët pasi ato mbylleshin shpejtë. Megjithatë deputetët vijuan të paguheshin rregullisht me pagën e tyre bazë mujore. Kuvendi i Kosovës i ka konfirmuar A2 CNN se nga data e betimit të deputetëve që është 19 prill e deri më 30 qershor për pagat e deputetëve, janë shpenzuar 530 mijë e 540 euro. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin prill: 95 633.93 €. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj:...