Pulovra e larë me gjak dhe violina e Qemal Stafës

Pulovra e larë me gjak dhe violina e Qemal Stafës

Nga Roland QafokuKjo është pulovra orgjinale e larë me gjak që Qemal Stafa mbante në trup në momentin kur u qëllua për vdekje të martën e 5 majit të vitit 1942 në orën 09.35 në Tiranë. Pak më tutje dallohet violina që ai e kishte mësuar të luante që fëmijë. Më tej, pasaporta dhe disa libra, mes të cilëve shquhet “Historia e Materializmit”. Unë e kam trajtuar gjerësisht këtë ngjarje si një nga vrasjet më të rënda në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e Shtetit shqiptar”, botuar në vitin 2017. E megjithatë ende vijoj të kem pikëpyetje për Qemal Stafën, si një figurë me dimension të çuditshëm, nga një intelektual dhe formim ekselent në një komunist të vendosur. Kurrë nuk e...