Pulisic: Kam dashur gjithmonë të qëndroj te Milani, shpresoj ta vendos derbin ndaj Interit
Christian Pulisic foli për rinovimin me Milanin dhe derbin ndaj Interit, pas humbjes në shtëpi kundër Bologna. Për rinovimin: “Vendimi ishte shumë i lehtë. Kam dashur gjithmonë të rinovoj, jam shumë i lumtur te Milani dhe dua të qëndroj këtu edhe për vitet e ardhshme. Prandaj firmosa”. Për formën e tij: “Nuk mendoj se ekziston një Pulisic i ri apo i vjetër. Dua gjithmonë të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën. Falënderoj tifozët që më kanë mbështetur edhe në momentet e vështira. Milani është shumë i veçantë për mua”. Për derbin: “Për mua, derbi është ndeshja më e mirë në Itali, por edhe në botë. Është një përballje speciale, me shumë intensitet, gjithmonë betejë. Për ne futbollistët, nuk ka ndeshje më të mirë për t’u luajtur”. I...
Burimi:
telesport.al