
Pulë me salmonelë nga Brazili në Shqipëri, një pjesë është hedhur në treg dhe konsumuar
👁8819
Rreth 18.5 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 21 mars, ndërsa një pjesë e madhe e sasisë është hedhur në treg dhe konsumuar. Raportohet se bëhet fjalë për 18.250 kg fileto pule të ngrirë e importuar nga Brazili dhe e futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Rasti është kapur në inspektim nga AKU e cila më pas ka dërguar për të bërë analiza në ISUV, por nuk ka pasur njoftim nga sistemi evropian.
Burimi:
Javanews.al