Pukë, vatër zjarri në Tërbun, dyshohet për zjarrvënie

Pukë, vatër zjarri në Tërbun, dyshohet për zjarrvënie

foto nga vendi i ngjarjes PUKË- Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, vetëm pak ditë pasi e njëjta zonë u përball me një nga zjarret më të mëdha të kësaj vere, që përfshiu mijëra hektarë sipërfaqe pyjore. Zjarri është konstatuar në një pjesë tjetër të masivit, ndërsa terreni i thyer dhe bimësia e dendur po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe po e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve në terren. Sipas informacioneve paraprake, ekzistojnë dyshime se vatra mund të jetë shkaktuar nga zjarrvënie e qëllimshme, megjithatë shkaqet e sakta pritet të përcaktohen pas verifikimeve që do të kryejnë autoritetet. Ndërkohë, shërbimi zjarrfikës është nisur drejt zonës për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e...