Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim!
Aksioni për lirimin e hapësirave publike si trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në të gjithë vendin. Si pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, kjo nismë ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet. Po kështu sot kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra në një subjekt privat, ku u liruan zona të zëna në mënyrë të paligjshme. Në një mesazh të shkurtër, ai theksoi progresin me fjalën “ecim”.