Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit
👁3718
CNN ka publikuar fotot e takimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit paraditen e sotme. Fotot e publikuara nga presidenca e Ukrainës, tregojnë presidentët të ulur ballë për ballë në një zonë të zbrazët të bazilikës. Shtëpia e Bardhë i përshkroi bisedimet e tyre si “produktive”. Një tjetër imazh tregon liderët të shoqëruar nga kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron.