Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

Publikohen pamjet e sherrit, Edi Kuçi reagon pas goditjes nga Joz Marku: “15 me 1, shikim të këndshëm”

Pas publikimit të pamjeve nga përplasja fizike ku pretendohet se u përfshi edhe Joz Marku, ka reaguar Edi Kuçi. Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë në Instagram një fragment nga videoja që po qarkullon në rrjet, duke e shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë. “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, shkruan Kuçi. Ajo që tërheq vëmendjen në reagimin e tij është shprehja “15 me 1”, me të cilën Edi lë të kuptohet se gjatë përplasjes ka qenë i vetëm përballë një grupi personash. Reagimi i tij vjen pas disa ditësh raportimesh në rrjet për një konflikt mes tij dhe Joz Markut. Në ditët e para nuk ishin publikuar pamje nga momenti i...