Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës!

Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! 216 maturantë ekselentë, 399 ngelës!

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës shtetërore. Maturantët mund të shikojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA në linkun më poshtë:  Shikoni rezultatin këtu Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8. Dokumenta bashkëngjitur
Burimi: Zeri.ai