PSG turpëron Realin, kampionët e Europës do përballen në finalen e Botërorit të Klubeve me londinezët e Çelsit

PSG turpëron Realin, kampionët e Europës do përballen në finalen e Botërorit të Klubeve me londinezët e Çelsit

Paris Saint-Germain me një paraqitje spektakolare në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, ka mposhtur Real Madridin me rezultatin bindës 4-0 dhe duke siguruar një vend në finalen e madhe. Ndeshja nisi furishëm për parizienët, të cilët shënuan dy gola brenda 10 minutave të para. Fabián Ruiz hapi serinë e golave në minutën e 6-të pas një gabimi të Asenncios, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, në të 9-ën, Ousmane Dembélé realizoi golin e dytë pas një tjetër gabimi të mbrojtjes madrilene. Në pjesën e dytë, dominimi i PSG-së vazhdoi dhe Fabián Ruiz shënoi edhe një herë, duke kompletuar dopietën personale....
Burimi: Top-Channel.tv