PSG po e trajton si “gomë rezervë”, ja dy gjigantët europianë që vigjëlojnë për Donnarumma

PSG po e trajton si “gomë rezervë”, ja dy gjigantët europianë që vigjëlojnë për Donnarumma

Javët deri në fund të merkatos pritet të jenë me tension të lartë në shtëpinë e PSG-së. Klubi parizien ka mbyllur marrëveshjen që do të sjellë në kryeqytet Lucas Chevalier, i cili gjatë tri viteve të fundit ka mbrojtur portën e Lille. Kampionët e Europës në fuqi, tani duhet të vendosin për të ardhmen e Gianluigi Donnarumma. Portieri i kombëtares italiane ka hyrë në listën me 30 kandidatë për “Topin e Artë” 2025 dhe natyrisht, edhe në atë për çmimin “Yashin”, por 40 milionët që Al-Khelaifi do të paguajë për Chevalier tregojnë qartë se PSG ka plane të tjera për të ardhmen. Kontrata e Gigio skadon në vitin 2026 dhe negociatat për rinovim janë në ngërç total. Largimi, pra, duket gjithnjë e më i mundshëm,...