PSG merr fitoren e shtatë rresht në Ligue 1 dhe nis shkëputjen. Shqetëson Desire Doue (video)

PSG merr fitoren e shtatë rresht në Ligue 1 dhe nis shkëputjen. Shqetëson Desire Doue (video)

21 Nëntor 2026 19:21 Telesport PSG është rikthyer sot në fushë pas psuhimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. Kampionët në fuqi të Ligue 1 kanë marrë fitoren e shtatë rresht në kampionat, duke fituar sot 1-2 në transfertë ndaj Nice, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të. Vendasit e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin me sulmuesin algjerian Mohamed Amoura, në minutën e 8-të, pas një kundërsulmi të shpejtë. Reagimi i PSG-së ishte i shpejtë duke shënuar dy gola për dy miniuta. Në minutën e 31-të, Senny Mayulu barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga kundërshtari brenda zonës. Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i PSG-së që gjen golin e dytë me Desire Doue,...