Volejboll/ Nis Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Skënderbeu marrin kryesimin e grupeve

Volejboll/ Nis Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Skënderbeu marrin kryesimin e grupeve

Pas përfundimit të fazës së parë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj, ka nisur Kupa e Shqipërisë. 7 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në dy grupe, në bazë të renditjes në kampionat. Në Grupin A, ekipi i Tiranës mposhti pa snumë mund 3-0 (25-14, 26-24, 25-22) rivalët e Vllaznisë.  Miqtë nga Shkodra dueluan vetëm në setin e dytë, pasi më tej ishin bardheblutë ata që komanduan. Në Grupin B, Skënderbeu arriti një fitore të lehtë ndaj Elbasanit jashtë fushe me rezultatin 3-0 (25-18, 25-23, 25-20). Ndeshje e dominuar nga korcarët që marrin kreun e renditjes. Fiton edhe Partizani, që mundi 3-2 Erzenin (25-19, 28-30, 25-21, 20-25, 15-9), një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Kampionët në fuqi të Partizanit vuajtën shumë për të mposhtur shijakasit. Kupa...