Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“PSG-ja na la në hije në gjithçka”, Marota flet hapur: Italia nuk është më parajsa e futbollit, më të mirët po largohen nga ne
👁5436
Interi e përfundoi në mënyrë tejet zhgënjyese rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Humbja 5-0 kundër PSG-së në finale e zbehu ecurinë e zikaltërve në Europë, ku më parë eleminuan skuadra favorite si Bajernin e Mynihut dhe Barcelonën. Presidenti Marota është treguar i sinqertë pas ndeshjes, kur deklaroi për mediat se Italia nuk është parajsa e futbollit dhe se futbolli italian nuk ka më fuqi ekonomike. Megjithatë, ai ka theksuar se kjo finale nuk duhet t’i fshijë meritat e Interit në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. “Italia nuk është më një parajsë futbolli. Jemi një lëvizje futbollistike në tranzicion. Më...