PSG i pandalshëm edhe në Kupën e Francës, “mesazh” Interit në prag të finales së Champions

PSG i pandalshëm edhe në Kupën e Francës, “mesazh” Interit në prag të finales së Champions

Paris Saint-Germain i dërgon një sinjal të fortë Interit një javë para përballjes vendimtare për Champions League. Ekipi i Luis Enrique fitoi bindshëm kundër Reims në finalen e Kupës së Francës. Ndeshja përfundoi 3-0 për parizienët. Yjet e ndeshjes ishin Barcola (dy gola) dhe ish-lojtari i zikaltërve, Hakimi, ndërsa talenti i ri Doue dha dy asist. Tani që objektivat sezonale në Francë janë përmbushur, vëmendja e PSG është te finalja e Champions, në 31 maj, në Mynih.
Burimi: Javanews.al