Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
PSG, gati të bëjë çmenduri për Koundé. I ofron 100 milionë euro Barcelonës
👁6059
Ambicia e PSG duket se nuk njeh kufij, as sportivë dhe as ekonomikë. Parizienët, tashmë kampionë të freskët të Europës, nuk duken aspak të gatshëm të ndalen. Në fushë u treguan të jashtëzakonshëm kundër Atletico Madridit, duke fituar thellë 4-0 në ndeshjen debutuese të Kupës së Botës për Klube, ndërsa në merkato duket se po përgatitet një tjetër investim i madh. Emri në listën e Luis Enrique, i vendosur të forcojë më tej repartin mbrojtës, është ai i Jules Koundé, shtylla e Barcelonës dhe e kombëtares franceze. I lindur në vitin 1998, Koundé është specializuar tashmë si mbrojtës i djathtë,...