Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
PSG bën gati goditjen e bujshme në merkato. 70 milionë euro për një 18-vjeçar
6 Gusht 2025 18:25 Telesport Edhe pse deri tani PSG ka qëndruar shumë e heshtur këtë merkato, parizienët nuk mund ta mbyllin këtë afat kalimtar pa bërë asnjë transferim. Shumë shpejt kampionët e Europës pritet të bëjnë 3 transferime, dy emra kanë kohë që përfliten Illia Zabarnyi i Bournemouth dhe Lucas Chevalier i Lille. Ndërkohë që objektivi i tretë i parizienëve është 18-vjeçari i Porto-s, Rodrigo Mora. Sipas raportimeve të mediave portugeze, PSG është e gatshme të ofrojë deri në 70 milionë euro për yllin e ri portugez. Luis Enrique beson se Mora përshtatet në mënyrë të përkryer në stilin e tij të lojës. Shkathtësia e portugezit i lejon atij të zërë pozicione të ndryshme në sulm dhe gjithashtu të jetë i dobishëm si mesfushor,...