Pse Shqipëria blen qumësht nga Serbia, ndërsa fermeri shqiptar po mbyll stallën?
Shqipëria ka kullota, traditë blegtorale dhe njerëz që dinë të prodhojnë qumësht. Megjithatë, në raftet e dyqaneve dhe në linjat e përpunimit po zë gjithnjë e më shumë vend qumështi i importuar. Mes vendeve nga të cilat kemi blerë është edhe Serbia. Pyetja është: pse shteti shqiptar e ka lënë fermerin e vet në kushte ku nuk arrin të konkurrojë? Të dhënat e paraqitura në materialin e Faktoje.al janë një kambanë alarmi. Prodhimi i qumështit në Shqipëri ka rënë nga rreth 1,013 milionë tonë në vitin 2021 në 868,3 mijë tonë në vitin 2025. Kjo është një rënie prej afërsisht 145 mijë tonësh në katër vjet. Ndërkohë, Serbia ishte një nga furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar në vitet 2021–2023; në vitin 2023 prej saj u...
Burimi:
kohajone.com