Pse prindërit duhet t’iu lexojnë libra fëmijëve që në moshë të hershme?

Pse prindërit duhet t’iu lexojnë libra fëmijëve që në moshë të hershme?

Pedagogë dhe psikologë të shumtë theksojnë se është e rëndësishme t’u lexoni fëmijëve libra me figura që në moshë të vogël. Hulumtimet dhe përvojat kanë treguar se leximi i librave me figura ka një efekt stimulues në zhvillimin socio-emocional dhe kognitiv të fëmijës. Në jetën e fëmijës ka shumë role dhe funksione, sepse libri me figura e fut fëmijën në botën e dijes, ngjall emocione, zhvillon të folurin dhe nxit shprehjen verbale, pasuron fjalorin, me të fëmija zhvillon aftësinë për të vëzhguar, mban mend, aftësi për të menduar me logjikë, rrit përqendrimin, stimulon imagjinatën. Një ndikim shumë i rëndësishëm (dhe...