Pse në rrjetet sociale ma shumë na përkrahin të panjohurit, e na injorojnë të njohurit?

Pse në rrjetet sociale ma shumë na përkrahin të panjohurit, e na injorojnë të njohurit?

Nga Anisa Liço “Njeriu që të mbështet më shumë, shpesh nuk është ai që të njeh më mirë, por ai që nuk të njeh fare.” Kjo frazë, që bëri jehonë në rrjetet sociale pasi u shqiptua nga Jake Paul, u risolli në vëmendje një të vërtetë të heshtur që shumë prej nesh e kanë ndjerë, por rrallë e kemi artikuluar: shpesh, adhuruesi yt më i madh është një i panjohur. Në një botë ku lidhjet njerëzore shpesh janë të përbaltura me xhelozi, krahasime dhe paragjykime të fshehta, mbështetja më e pastër shpesh vjen nga dikush që s’të ka parë kurrë, por ndjen thellë atë që përfaqëson. Një ndjekës i panjohur që komenton çdo postim, që ndan punën tënde pa interes personal, që emocionohet me arritjet...