Burimi:
Telesport.al

Pse Lewandowski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bayern?
👁5922
10 Prill 2025 16:12 Telesport Një rregull i pashkruar në futboll thotë se futbollistët nuk duhet të festojnë kur shënojnë kundër ish-skuadrave të tyre. Përjashtime, megjithatë, ka. Këtë mesjavë, Robert Lewandowski nuk ngurroi të festojë golat e tij kundër Borussia Dortmundit në Champions League. Tifozët verdhezi u tërbuan nga veprimi i polakut. Ajo që ngre dyshime është se Lewandowski nuk ka festuar kur ka shënuar kundër Bayern, gjithashtu ish-skuadër ku ai ka luajtur për shumë vite. Arsyeja e këtij diferencimi mbase janë sukseset. Në Dortmund, Lewandowski ka luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku ka fituar dy herë...