Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pse ka dallime në fillimin e pushimeve në Gjermani?
Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani pushimet verore në të njëjtën kohë? Rreth 11.4 milionë fëmijë dhe të rinj ndjekin shkollat në Gjermani. Nëse ata dhe familjet e tyre do të shkonin të gjithë me pushime në të njëjtën kohë, pasoja do të ishte bllokim edhe më i madh i trafikut në autostrada, trena dhe hotele të mbipopulluara. Kjo është arsyeja pse 16 landet e Gjermanisë i fillojnë pushimet në kohëra të ndryshme. Kështu, për shembull, në Saksoni, pushimet verore gjashtëjavore në vitin 2025 kanë filluar në fund të qershorit, ndërsa në Bavari ato do të fillojnë në fillim të gushtit....