‘Pse jo 100 bashki?’ Habit Manja: Edhe 46 janë shumë! Bardhi: Pse disa duhet të shkrihen

‘Pse jo 100 bashki?’ Habit Manja: Edhe 46 janë shumë! Bardhi: Pse disa duhet të shkrihen

ulsi manja-sali berisha TIRANË- Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, deklaroi se nisma për Reformën Territoriale do të çohet deri në fund. Nga foltorja e Kuvendit, Manja theksoi se projektligji i depozituar më datën 30 korrik është bërë në përputhje me nenin 68 dhe 69, pika 3 e Rregullores së Kuvendit.  Manja u ndal kryesisht te neni 108 pika 2 e Kushtetutës, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të 15 prillit 2015, lidhur me ‘Territorialen’ e vitit 2014. Sa i përket numrit të bashkive të propozuara, sipas Manjës edhe numri i 46 bashkive që parashikon reforma territoriale e socialistëve, është i lartë. “Lind pyetja këtu pse 46 bashki e jo 100? Lojë kungulleshash! 46 bashki janë shumë, mendimi im personal! Ne do duhet të kemi një numër...