“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim (EMRI)

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim (EMRI)

foto ilustruese KRUJË- Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Krujës është dhunuar nga persona të paidentifikuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pasi efektivi kishte përfunduar turnin e dytë të punës. Sipas burimeve, 19-vjeçari Alesio Basha, dyshohet se është zënë në pritë pranë banesës së tij, ku autorët e kanë goditur me sende të forta, shkopa bejsbolli dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, të dyshuar si autorë të ngjarjes janë vëllezërit e një vajze nën 18-vjeç, me të cilën polici dyshohet se kishte komunikuar në rrjetin social “Instagram”. Dyshohet se vëllezërit nuk e kanë pranuar këtë komunikim dhe si pasojë kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit. Efektivi, i cili kishte vetëm rreth një muaj që kishte nisur punën në Komisariatin...