Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së
Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn në krizë sa herë që mban zgjedhje politike. Kjo simbiozë qesharake është verifikuar në çdo ndeshje elektorale të Shqipërisë postpluraliste. Pas zgjedhjeve fituesi përpiqet që ta transferojë krizën tek humbësi, kurse humbësi tenton të bëjë pis zgjedhjet për të relativizuar trofeun e fitimtarit. Edhe maji i 2025-ës nuk ndryshoi asgjë. Jo sepse fantazia e palëve nuk mund të shpikë arsye të tjera për krizën që është bërë gjendja natyrale e shoqërisë shqiptare, por sepse çdonjëra nga arsyet e vjetra, edhe veç e veç, mjafton për t’i hedhur benzinë zjarrit të krizës. Socialistët, më shumë se sondazhet që ju parathoshin fitoren, më shumë se organizimit të...