Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Pse asht vra Ali pashë Gusija më 1891
Nga: Tafil Boletini (Kujtime I) Me 1878, Kongresi i Berlinit. Plavë e Gusi ia dhanë Malit të Zi. Mirëpo, populli i këtyne dy viseve me Ali Begun në krye (ma vonë pashë) e Jakup Ferrin vendosën mos me ia dorzue vatanin Malit të Zi. Lidhja e Prizrenit që ishte formue pikërisht për mbrojtjen e atdheut mori vendim për ndihmat e duhura dhe dërgoi fuqi në ato vise. Kral Nikolla për zaptimin e Plavës e të Gusisë çoi dy vojvodët ma me famë. Mark Milanin e Kuçit e Todor Milan Vukun e Vasaviqit. Sikurse dihet, në luftën që u zhvillue në katundin Nokshiq, vijës së lumit Lim, afër Plavës. ushtria e Nikollës u shkatrrue fare Në këtë luftë Jakup Feri me shumë trima ra dëshmor, kurse...