Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
PSD fitoi 3 mandate, Tom Doshi falenderon votuesit
👁5758
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët e votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga ku partia që drejton fitoi tre mandate deputetësh. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Doshi shkruan se “sot dua të falenderoj nga zemra 50 mijë shqiptarët, nga gjithë qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Elbasan, Lezhë, Dibër, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Diasporë të cilët na besuan dhe votuan. Ju jeni forca jonë dhe arsyeja pse vazhdojmë të ecim përpara, mbi të gjitha për të ba ma t’mirën për ju”. Doshi nënvizoi më tej...