‘PS po përdor ‘gerrymandering’/ Hasimja: Territorialja, manovër politike për të shkrirë bashkitë e opozitës
Politologu Ermal Hasimja, e cilësoi reformën e re territoriale si një përpjekje politike për të dobësuar opozitën përmes shkrirjes së bashkive që ajo drejton. I ftuar në Ora News, Hasimja theksoi se, simulimet mbi rezultatet e zgjedhjeve të fundit tregojnë se bashkimi i disa njësive vendore mund të ndryshojë raportet politike, duke sjellë humbjen e bashkive nga opozita. Ai e lidhi këtë proces me fenomenin e njohur si ‘gerrymandering’, pra manipulimin e kufijve elektoralë për të favorizuar një forcë politike. Hasimja: Besoj që gjatë argumentimit që është bërë, kanë dalë edhe këto si argumenta. Në qoftë se s'ka dalë ajo që thoni ju, domethënë analiza e asaj çfarë nuk ka shkuar mirë, ka dalë të paktën pretendimet e Partisë Socialiste për atë se çfarë duhet...
Burimi:
syri.net