“PS mbështet teknologjinë”- Balla: Do ishte perfekte që votimi dhe numërimi elektronik të aplikoheshin në zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se PS mbështet fuqishëm votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhje. Sipas Ballës, do të ishte perfektë që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohej vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale në Bashkinë Tiranë, si bashkia më e madhe e vendit. “Le t’ua lëmë përfaqësuesve tanë në KQZ përcaktimin e bashkive. PS e mbështet fuqishëm përdorimin e teknologjisë. Kanë mjaftuar disa palë zgjedhje, për të konfirmuar se dalja menjëherë e rezultatit të zgjedhjeve, për të përcaktuar vullnetin e votuesve, është diçka e domosdoshme. PD në disa palë zgjedhje ka dhënë dakordësinë dhe nuk ka pasur ankesa për cilësinë dhe sigurinë e votimit elektronik. Në vitin 2025 ka pasur votim elektronik në Vorë dhe në njësinë nr.10...
Burimi:
javanews.al