PS këmbëngul për 46 bashkitë, PD paralajmëron përplasjen e radhës: Në rrezik Reforma Zgjedhore

PS këmbëngul për 46 bashkitë, PD paralajmëron përplasjen e radhës: Në rrezik Reforma Zgjedhore

Mazhoranca socialiste nuk tërhiqet nga projekti për ndarjen e re territoriale me 46 bashki. Drafti pritet të kalojë të hënën në Komisionin e Ligjeve, në parim dhe nen për nen, ndërsa më 8 tetor do të shkojë për votim në seancë plenare. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e bëri të qartë qëndrimin e mazhorancës, duke deklaruar: “Kjo miratohet më 8 tetor… shkoni në Kushtetuese”. Kundërshtimet e opozitës, qëndrimet e këshillave bashkiakë dhe kryebashkiakëve, por edhe protestat e qytetarëve nuk duket se kanë ndryshuar qëndrimin e socialistëve për hartën e re territoriale. Demokratët kundërshtuan draftin dhe paralajmëruan se vendimi i mazhorancës mund të ndikojë në dialogun politik për reformën zgjedhore. Përplasja mes palëve u shoqërua edhe me replika e batuta në Komisionin e Ligjeve,...