‘PS është organizatë mafioze’/ Bardhi për përplasjen Rama-Veliaj: Shantazhojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin

‘PS është organizatë mafioze’/ Bardhi për përplasjen Rama-Veliaj: Shantazhojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për pretendimet mbi kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar Partinë Socialiste si një organizatë mafioze, ku anëtarët shantazhojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin. Në një reagim publik, Bardhi u shpreh se përplasja mes Ramës, Veliajt dhe ministrit Oltion Gogu nuk përbën surprizë, por sipas tij, konfirmon denoncimet e opozitës për mënyrën se si funksionon Partia Socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së theksoi se përplasjet e brendshme në një forcë politike që, sipas tij, funksionon si organizatë mafioze, përfundojnë në konflikte mes vetë anëtarëve të saj. Reagimi i Gazment Bardhit: Shqipëria ka halle shumë më të mëdha sesa lufta e brendshme mafioze mes Ramës dhe Veliajt. Nuk ka...