Provimi i fundit për klasat e 9, mbi 28 mijë nxënës testohen sot në gjuhë të huaj

Provimi i fundit për klasat e 9, mbi 28 mijë nxënës testohen sot në gjuhë të huaj

Rreth 28 mijë nxënës të klasave të nënta po zhvillojnë sot provimin e fundit atë të gjuhës së huaj. Testimi nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta, ndërsa nxënësit ishin të detyruar të paraqiten në shkollë një orë përpara. Provimi organizohet në 340 qendra të administruara dhe monitoruara nga staf i kualifikuar i institucioneve arsimore. Ky është provimi i tretë dhe i fundit për klasat e nënta, pas atij të gjuhës shqipe më 19 qershor dhe matematikës më 25 qershor.
Burimi: Opinion.al