Protestuesja humb ndjenjat nga dhuna dhe gazi i policisë
Momente dramatike po shfaqen nga dhuna policore ndaj protestuesve në Tiranë. Një grua ka humbur ndjenjat nga gazi dhe dhuna e policisë teksa qëndronte paqësisht në protestë. Sipas raportimit të gazetares së Syri, Margarita Mhillka, ambulanca nuk ka shkuar në vendngjarje dhe protestuesit po i japin vetë ndihmën e parë zonjës. Ndërkohë, brutaliteti policor nuk ka të ndalur ndaj fëmijëve dhe grave në bulevard dhe gjithë perimetrin rreth qendrës së kryeqytetit.
Burimi:
syri.net