Protestuesit sulmojnë për të shkatërruar Kryesinë e Kuvendit, Policia u përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë!

Protestuesit sulmojnë për të shkatërruar Kryesinë e Kuvendit, Policia u përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë!

Protestuesit janë zhvendosur në këto çaste para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit. Siç shihet nga pamjet, tubuesit kanë nisur me shkatërrimin e dritareve dhe derës së Kryesisë së Kuvendit, duke tentuar që të futen brenda. Ka ndërhyrë Policia duke hedhur gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndajë ata.