Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

Përplasjet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijojnë, me protestuesit që kanë hedhur sërish molotovë në drejtim të forcave të policisë. Efektivët janë kundërpërgjigjur me dy autobotë me ujë. Situata para Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë rinisur hedhjen e molotovëve drejt efektivëve të policisë. Përballë këtyre veprimeve, policia ka ndërhyrë me dy autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Këto incidente vijnë pas përplasjeve të mëparshme, ku protestuesit hodhën gurë drejt policisë dhe u raportua për lëndimin e një efektivi. Ndërkohë që ka pasur edhe disa të shoqëruar të dyshuar.