Protestuesit rikthehen te Rruga e Durësit, Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

Protestuesit rikthehen te Rruga e Durësit, Policia i përgjigjet me gaz dhe ujë! Hidhen sende të forta drejt efektivëve

Vijon protesta e studentëve tashmë e zhvendosur përgjatë rrugës së Durrësit. Protestuesit janë përplasur sërish me policinë, ku kjo e fundit është përgjigjur me gazlotsjellës dhe dy autobote me ujë për t’i shpërndarë. Ndërkohë të rinjtë kanë nisur sërish me hedhjen e sendeve të ndryshme ndaj efektivëve, ndërsa tentojnë të kthejnë mbrapsht edhe gazi lotsjellës. Ata janë rikthyer tek Ministria e arsimit teksa perplasjet vijojne ne Rrugen e Durrësit.