Protestuesit pretendojnë për plumba gome, policia: Janë shpërqëndrues

Protestuesit pretendojnë për plumba gome, policia: Janë shpërqëndrues

Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, disa protestues kanë dalë para kamerave duke treguar disa objekte që pretendojnë se janë plumba gome të përdorur nga policia gjatë përplasjeve. Protestuesit kanë shfaqur para kamerave objektet që, sipas pretendimeve të tyre, janë plumba gome të përdorur nga efektivët gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës. Ndërkohë efektivë policie kanë pohuar për mediat në terren se janë përdorur për shpërqendrim.