Protestuesit para Kryeministrisë hedhin kapsolla e gurë, policia i shpërndan me ujë dhe bën thirrje: Largoni fëmijët nga rruga
protestuesit para kryeministrisë TIRANË- Protestuesit po vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, ku pas disa orësh qetësie, janë rikthyer tensionet. Protestuesit hedhën kapsollë dhe gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me ujë për t'i shpërndarë. Pas largimit të përkohshëm nga perimetri i Kryeministrisë, protestuesit janë rikthyer sërish në zonë, duke vijuar tubimin. Ndërkohë, policia u ka bërë thirrje protestuesve përmes megafonit, që të ruajnë qetësinë. Policia u bën thirrje qytetarëve që të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve. “Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë. Këtë të enjte, protesta ka nisur që në orën 09:00 përpara Parlamentit, ku një orë më pas...
Burimi:
zeri.ai