Protestuesit marshojnë drejt ”Qytet Studenti”: Shqipëria po bën revolucion

Protestuesit marshojnë drejt ”Qytet Studenti”: Shqipëria po bën revolucion

Pas përfundimit të fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës. Qytetarët në protestën e sotme kanë vijuar marshimin e tyre drejt “Qytet Studenti”. Gjatë marshimit kanë vijuar thirrjet; “Ju erdhi fundi”, Arrestoni Ramën, “Revolucion”. Protestuesit kanë bërë të ditur se dorëheqja e kryeministrit Edi Ramës është një kërkesë e panegociueshme. Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare.