Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

Protestuesit i vunë flakën karrigeve, Rama përsërit ftesën për dialog, lë vetëm sofrën e gurit para Kryeministrisë dhe ftesat! (VIDEO)

Pas karrigeve të thyera dhe djegura nga protestuesit, Rama sërish ftesë për bisedime! Para Kryeministrisë vetëm sofra e dialogut Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Ndryshe nga herët e tjera, sot kryeministri Rama nuk ka nxjerrë karrige para godinës së Kryeministrisë, por vetëm sofrën e gurtë, me disa mbishkrime ‘dialog’ sipër saj. Kjo lëvizje e kryeministrit vjen pasi për disa ditë me radhë, protestuesit i kanë thyer e djegur ‘karriget e dialogut’ të vendosura në bulevard. Ftesa e Ramës vjen pasi edhe mbrëmjen e djeshme, një grup personash të maskuar në protestë, sulmuan Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, efektivët e Policisë me gurë e molotovë, si dhe disa biznese te ‘Kullat Binjake’ në bulevardin...