Protestuesit i japin ‘ultimatum’ Ramës: Nëse nuk jep dorëheqjen deri…

Protestuesit i japin ‘ultimatum’ Ramës: Nëse nuk jep dorëheqjen deri…

Në rrjetet sociale është publikuar një njoftim, ku protestuesit i kanë vendosur një afat kryeministrit Edi Rama deri të enjten, në orën 13:00, për të dhënë dorëheqjen. Përmes një njoftimi pa autorësi, ata bëjnë me dije se protesta do të vijojë edhe ditën e enjte, ndërsa i kanë bërë të qartë kryeministrit kërkesën e tyre për largimin nga detyra. Protestuesit paralajmërojnë se në rast se Rama nuk jep dorëheqjen brenda afatit të përcaktuar, ata do t’i drejtohen Presidencës, ku do të kërkojnë ndërhyrjen e presidentit për shpërndarjen e Parlamentit.